Quickly exit this site by pressing the Escape key Leave this site
This site is a beta, which means it's a work in progress and we'll be adding more to it over the next few weeks. Your feedback helps us make things better, so please let us know what you think.
Të Shtunën më 24 Tetor 2009, Alan Wood u gjet i vrarë në mënyrë brutale në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në një fshat të vogël që quhet Lound, i cili është afërsisht 16 milje (25 kilometra) në veri të Peterborough. Policia e Lancashire mbodhi një ekip të madh dedektivësh dhe filloi hetimin për vrasjen.
Duart ia kishin lidhur me ngjitës dhe e kishin qëlluar me thikë në kokë në mënyrë të përsëritur. Dedektivët mendojnë se këto plagë iu shkaktuan për ta torturuar Alan-in, ndoshta që ai të dorëzonte numrat identifikues personalë të kartës së bankës. Pastaj Alanit i kishin prerë fytin – plaga fatale. Besohet se elementi më shqetësues i sulmit erdhi pas vdekjes së Alan-it – një plagë e thellë pas qafe sugjeronte një tentativë për t’i prerë atij kokën.
Tetori i 2019-ës do të shënojë 10 vjetorin e vrasjes dhe Policia Lincolnshire dhe kolegët e saj nga Njësia e Operacioneve të Veçanta të East Midlands bëjnë thirrje për ndihmën tuaj për të identifikuar person-in/nat që janë përgjegjës, pasi përveç një motivi të mundshëm financiar, ende nuk është e ditur se përse u krye krimi më shqetësues i kohëve të fundit në Linconshire.
Shumë njerëz nga Polonia/Lituania dhe Shqipëria jetonin dhe punonin në atë zonë dhe ka mundësi që dikush brenda këtij komuniteti ka informacion që mund të çojë palën fajtore para drejtësisë dhe t’i japë përgjigjet familjes së Alan-it se përse ndodhi vrasja. Ka mundësi që këta njerëz mund të jenë kthyer në vendet e tyre qysh prej asaj kohe.
Policia e Lincolnshire dhe EMSOU (Seksioni i Operacioneve të Vecanta të East Midlands) qëndrojnë të angazhuara të identifikojnë personin që vrau Alan-in dhe ju ftojnë që të shihni faqet e mëposhtme të cilat përmabjnë informacion rreth Alan-it, çfarë dimë ne rreth personit të dyshuar, detajet e një shpërblimi të konsiderueshëm parash për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e personit që është përgjegjës dhe detajet se si mund të na kontaktoni nëse keni informacion.
Alan Wood ishte 50 vjeç në kohën e vdekjes së parakohshme dhe ai njihej nga familja dhe miqtë e tij si një njeri i kënaqur, i shtruar, i shkujdesur dhe i butë, i cili punonte shumë dhe i pëlqenin gjërat e thjeshta në jetë.
Jeta sociale e Alanit përqëndrohej rreth vizitave te bari Willow Arms në fshatin e afërt Little Bytham, ku atë shpesh e gjeje të ulur te bari me një gotë birrë dhe një pako kikirikë, duke lexuar gazetën dhe duke biseduar me shokët e tij.
Alan-i pëlqente shumë fotografinë dhe bëri fotografi në dasmat e disa prej shokëve të tij, megjithëse ai preferonte aparatët e vjetër fotografikë në krahasim me teknologjinë e fundit dixhitale. Pasioni tjetër që kishte ai ishin motoçikletat dhe Triumph Speed Triple ishte motori i tij i preferuar, të cilin e kishte pasur për disa vite.
Alan-i kishte punuar te supermarketi Sainsbury në Bourne qysh prej vitit 2006 dhe atje atë e donin jashtëzakonisht dhe atij i pëlqente atmosfera shoqërore e turnit të natës.
Alan-i ishte martuar me Joanne Wood për 17 vjet dhe megjithëse ata u ndanë më 2013, ata vazhduan të kishin marrëdhënie të mira.
Nëna e Alan-it, Maureen banon ende në Stamford, bashkë me motrën e tij Janice dhe motra tjetër e tij Sylvia banon në Francë.
Alan nuk kishte të kaluar kriminale dhe nuk kishte armiq të njohur.
Nuk është e qartë se sa persona e kryen këtë sulm, por njëri prej shkelësve plagosi veten – duke lënë gjak në vend ngjarje. Analiza shkencore u ka dhënë dedektivëve një profil të plotë AND-je të një mashkulli. Kjo është krahasuar me bazën kombëtare të të dhënave të AND-së në Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk ka ofruar asnjë përputhje. Kërkime të ngjashme të bazës së të dhënave janë bërë në gjithë botën dhe deri më sot nuk ka pasur përputhje.
Dedektivët gjetën gjithashtu gjurmë këmbësh të të dyshuarit në vend ngjarje që përputhen me Atletet Converse. Me ndihmën e Converse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lloji i gjurmës është ngushtuar në një suprinë të veçantë, e cila është e disponueshme në dy stile dhe u shit kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut në atë kohë.
U provua gjatë etapave të hershme të hetimit se kartat e bankës së Alan-it ishin përdorur në Bourne dhe Stamford gjatë dy tre ditëve pas vrasjes së tij në pikat e bankomateve. Një kontroll prej mijëra orësh i kamerave me qark të mbyllur zbuloi imazhet e një personi i cili mund të shihet më poshtë.
Personi duket se është 175 deri në 180cm i gjatë, veshur në mënyrë “praktike por me elegancë” dhe nga imazhet e kamerave me qark të mbyllur ai duket se kishte veshur një shall karakteristik me vija. Personi ka një mënyrë të ecuri të pazakontë dhe ekspertët jashtë forcës së policisë kanë analizuar pamjet filmike të kamerave me qark të mbyllur dhe kanë arritur në konkluzionin se ai çalon për shkak se këmba e tij e djathtë është paksa më e gjatë sesa këmba e majtë. Shkelësi gjithashtu mund të jetë plagosur pas krimit, pasi u gjet gjak në vendngjarje. Ai mund të ketë plagosur dorën.